Politike

‘Joridën’ nuk e bllokojnë …

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim në ambientet  e kryesisë së Kuvendit me shoqatat e mjedisit. Qëllimi i takimit të thirrur nga Tabaku ishin disa ndryshime që qeveria ka ndërmarrë për ligjin e zonave të mbrojtura dhe Investimet Strategjike.

Një takim ku folën përfaqësues të shoqatave mjedisore e ku ra në sy fakti se Tabaku u “la” e qetë nga koleget e saj opozitarë që prej ditësh po tregohen vigjilente që të pamundësojnë çdo aktivitet parlamentar që zhvillohet në kryesinë e Kuvendit.

Paralelisht me takimin e Tabakut online faqja e Kuvendit në Facebook po përcillte punimet e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore që u pamundësua fizikisht në saj të ndërhyrjes të deputetëve të PD-së.    


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë