Politike

Fotot/ Berisha ndihmon Salianjin të pastrohet nga boja, PS merr kartonat e votimit me vete, çfarë mbeti nga seanca

Pas seancës 30 minutashe ku Lindita Nikolla kaloi rendin e ditës vetëm me kartonat e PS-së me deputetë që qëndronin në këmbë, karrige të përmbysura përreth podiumit dhe dy tymuese që lëshoi Ervin Salianji, deputetët të majtë e të djathtë u larguan paq nga Kuvendi, ndryshe nga sa e nisën seancën.

Në njërën anë Salianji që ndihmohej nga Berisha (duke i dhënë një facoletë) që të fshinte bojën e mbetur në dorë nga tymuesja e lëshuar  e në anën tjetër deputetët e PS-se që morën me vete edhe kartonat jeshilë të votimit, sa duket e vetmja kartë që PD-ja nuk ua mori dot të enjten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë