Politike

Fotolajm / Sula me pras në duar dhe i veshur si mjek: Aksioni ynë jo për interesa personale  

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ishte veshur me përparësen e mjekut ku mbishkruhej ‘sterilizimi’ ndërsa në njërën anë mbante një tuf pras ndërsa në anën tjetër një tabelë me shënimin AZHBR.   

“Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të vazhdojë deri sa të vihet në vend e drejta jonë kushtetuese.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë