Lajme

Fotolajm/ Në radhë për të emigruar drejt Gjermanisë

Ambasada gjermane në Tiranë është një nga selitë diplomatike më të populluara nga qytetarët shqiptarë.

Në një ditë të zakonshme pune (si në fotot e mëposhtme), shihen me dhjetëra të rinj në radhë, por edhe mosha më të thyera bashkë me ta, për të pritur “mundësinë e artë”, atë të largimit nga Shqipëria.

Të gjithë janë me dosjet e aplikimit për punë në Gjermani gati, dikush për intervistën e fundit e dikush tjetër për të tërhequr vizën që i siguron një të ardhme larg atdheut për një jetë më të mirë.

Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, Gjermania mbetet vendi ideal për shumë të rinj, si për t’u shkolluar, ashtu edhe për t’u punësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë