Politike

Fotoja e Sokol Sadushit me zyrtarët e PS, Ivi Kaso: Shkeli etikën e gjyqtarit  

Një foto e kryetarit të gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një aktivitet të zhvilluar në Bramyshnje të Tërbaçit në 80-vjetorin e krijimit të Brigadës së V Sulmuese, krah deputetit socialist, kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe Prefektit të atij qarku zgjedhur po nga PS, ka sjellë reagimin PD-së së Rithemelimit  

“Pika 6/ b e Kodit të Etikës Gjyqësore e thotë qartë: gjyqtari duhet të shmangë sjelljet që mund të krijojnë përshtypjen te publiku se është i angazhuar politikisht, dhe as të marrë pjesë në aktivitete politike, në cfarëdolloj mënyre, me përjashtim të çështjeve me rëndësi për funksionimin e gjykatave dhe pavarësinë e tyre”, citoi Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në e Rithemelimit, Ivi Kaso. Më tej ai nënvizoi:  

“Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë e shpërfill Kodin e Etikës së Gjyqtarit dhe e shkel atë. Siç do ta shihni në këtë foto që po bëjmë publike, ai është në një aktivitet politik, siç duket edhe nga shoqëria e lartë politike që pozon me gjyqtarin e Sadushi.

Në të djathtë të tij është deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sina, dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, dhe në të majtë prefekti i qarkut, të tre të partisë në pushtet.

Aktivitet dhe shoqëri më politike se kaq nuk mund të bëhet.

Me këtë foto, gjyqtari Sadushi dëshmon atë që Partia Demokratike thotë vazhdimisht. Gjykatat dhe SPAK-u janë aksesor i Edi Ramës dhe qeverisë. Ata vijnë nga e shkuara e përbashkët komuniste dhe ëndërrojnë e punojnë për një të ardhme me vetëm partinë e tyre në pushtet në Shqipëri”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë