Njerez

Fotogaleri – I ftohti…

Qytetarët nëpër rrugët e Tiranës dhe pjesës më të madhe të Shqipërisë u panë të veshur rëndë nga koka tek këmbët, për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin 24 orët e fundit.

Termometri shënoi deri në -6 gradë celcius gjatë orëve të natës në Tiranë. Temperaturat u ngritën ngadalë dhe gjatë paradites u luhatën nga 6 deri në 8 gradë celcius, që gjithsesi mbeten të ulta për kryeqytetin.

Ndërkohë, era ka vijuar të fryjë dhe ndonëse jo me forcën e orëve të pasdites së të dielës, ajo ka qenë e fortë dhe e ftohtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë