Ka ndodhur

FOTO-VIDEO/ Drogë në zonën e ish-Parkut, goditet rrjeti i shpërndarësve në Tiranë

Një rrjet i gjerë shpërndrësish lënde narkotike, është goditur në zonën ku ushtronin aktivitetin e tyre tek ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Në pranga kanë rënë 12 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.  

Hetimet kishin nisur pas ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë.

Të arrestuarit

Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Farjon Palushi 27 vjeç, Jurgen Halitaj 19 vjeç, Ismail Gurra 26 vjeç, Denard Buci 20 vjeç, Josif Ceka 20 vjeç, Oltion Doku 19 vjeç, F. S 17 vjeç, L. D 17 vjeç, Fabian Pitani 22 vjeç, Doris Murati 23 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe A. Ll 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në kërkim

Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; Ergest Mema 22 vjeç, Redi Palushi 25 vjeç, Aleksandro Maliqaj 19 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim; Frenkli Sorra 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”; R. D 21 vjeç për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. Sh. (i ndaluar) dhe A. Ç. (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Sh. K.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.

Hetimet

Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre  personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë