Mjedis

FOTO – Tymi i zjarreve australiane arrin deri në Argjentinë

Për të kuptuar përmasat e zjarreve që kanë përfshirë Australinë mjaftojnë dy imazhe të shkrepura nga satelitët e NASA-s dhe ESA-s në orbitë.

Në njërin prej imazheve shquhen qartë shtëllungat e tymit që dalin nga vatra zjarri që janë ende aktive në Australinë Jug-lindore, ndërsa imazhi i dytë fikson masat e tymit të lëshuar në hapësirë, që “fluturojnë” në drejtim të lindjes, duke kaluar edhe Oqeanin Paqësor, për të shkuar në Kili dhe Argjentinë.

Fotot janë shkrepur më 8 janar nga sateliti i ESA-s, Copernicus Sentinel-5.

Më Shumë