Ka ndodhur

Foto/ Tym e flakë në parkingun e një pallati në Fier, evakuohen banorët

Banorët e një pallati në Fier, janë evakuuar pasi parkingu i pallatit ku banojnë është përfshirë nga flakët. Shkak është bërë djegia e një automjeti që ndodhej në brendësi të garazhit, duke shkaktuar panik të madh.

Si pasojë e tymit, forcat zjarrfikëse evakuuan banorët, por fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar, edhe pse ata kanë pasur probleme me frymëmarrjen gjatë daljet nga banesat.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa për pasojë është dëmtuar edhe një automjet tjetër në parking. Flakët janë shuar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë