Lajme

Foto të mahnitshme nga fotografë me aftësi të kufizuara

Fotografët me aftësi të kufizuara kanë folur për mënyrën se si e shohin "artin e tyre" dhe si i ka ndihmuar për shëndetin e tyre mendor ndër vite.
Një anëtar i shoqatës së Fotografëve me Aftësi të Kufizuara në SHBA, tregon se fotografia është “jeta e tij”. Fotografitë e shfaqura në Hatton në Warqickshire, të cilat tregojnë një sërë vendesh dhe personash, u gjykuan nga fotografi Ray Spence.
Ai tha se fotografia mund të "shijohej nga të gjithë", pavarësisht nëse je apo jo me aftësi të kufizuar. Një nga fituesit, Paul Grant, tha se beson që paaftësia e tij i ka ndihmuar njerëzit të duan që, fotografitë e tyre të realizohen nga ai.

Z. Grant, nga West Drayton, Londër është në karrige me rrota pasi vuan nga spondialoza, një gjendje shëndetësore, kur disqet në shtyllën kurrizore dëmtohen.
"Unë nuk e di se çfarë do të bëja pa fotografinë," tha zoti Grant
Fotografi tjetër, Paul Franklin tha që besonte se hobi mund të ndihmojë shëndetin mendor të njerëzve. Përpara se ai të sëmurej, ai frekuentonte çdo ngjarje sportive, ndërsa më pas kur u paralizua nisi të fotografonte çdo sport.
“Fotografia është jetë edhe pse unë e zbulova pak vonë,” shprehet ai.
Fotografitë gjenden në një ekspozitë në Northleigh House School në Hatton, Londër. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë