Bota

Foto / Paris, mbi 100 mijë njerëz në marshimin kundër antisemitizmit

Gazeta - Në Paris, 105.000 njerëz morën pjesë në marshimin e madh kundër antisemitizmit. Të dhënat janë publikuar nga prefektura.

Të pranishëm në marshim ishin edhe kryeministrja Elisabeth Borne, përfaqësues të disa partive të krahut të majtë dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Demonstruesit marshuan të bashkuar pas pankartës: "Për Republikën, kundër antisemitizmit".

Në krye të kortezhit, që kaloi rrugët e kryeqytetit francez, përveç Elisabeth Borne, ishin edhe dy ish-presidentët e Republikës, Francois Hollande dhe Nicholas Sarkozy.

Demonstratat e tjera kundër antisemitizmit ishin në Marsejë (7,500 demonstrues), Strasburg (5,000), Grenoble (3,700), Bordo (3,500), Nice (3,000), Lion (3,000), Nante (2,000) dhe La Rochelle. (2000). “Asnjë incident i rëndësishëm nuk u raportua”, u tha.

Autoritetet e sigurisë vendosën 3 mijë forca policie përgjatë rrugës ku u mbajt marshimi, mes një rritje alarmante të akteve kundër komunitetit hebre të Francës, që pas 7 tetorit, kur Hamasi kreu një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit.

Në Francë jeton komuniteti më i madh hebre në Evropë, por duke pasur parasysh bashkëpunimin e këtij vendi me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, aktet antisemitike kanë hapur tashmë plagë të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë