Vende dhe Udhetime

FOTO/ Nata e parë e Unum rikthen të rinjtë në “normalitet”: Dj e muzikë në Shëngjin si para pandemisë

Festivali Unum, i pari në Europë pas një viti në pandemi, ka nisur mbrëmjen e 3 qershorit në Ranë të Hedhun në Shëngjin të qytetit të Lezhës.

Festivali i cili do të zgjasë 5 ditë do të ketë të ftuar 75 DJ me famë ndërkombëtare të muzikës elektronike,  9 prej të cilëve do të performojnë gjatë natës së parë me 2 orë kohë për secilin, pa pushim.

Nga fotografitë e shkrepura, të rinjtë në Unum duket të jenë "rikthyer" në 2019 ku po shijoijnë momentin pa maska dhe distancë sociale, vetëm kërcim dhe pije, buzë bregut të detit.

Sipas të dhenave të marra nga gazeta "SI" në kontakt me Erjona Gjikollin, zëdhënësen e Unum, deri para pak ditësh kishin rezevuar 7 mijë vetë, por ajo besonte se shifra është rritur orëve të fundit akoma më shumë.

Pas dy festivaleve të mëparshme në 2019-n dhe 2020-n, Unum do të sjellë këtë vit edhe shumë vizitorë nga Gjermania, Franca, Anglia, si festivali i parë në Europë postpandemik.

Brenda organizimit të Unum janë vendosur edhe struktura të Dokufest, festivalit të filmit, joga, body painting dhe "treg për rroba".

Për 5 ditë festival, bileta kushton vetëm 70 euro, Unum mbulon transportin dhe 20 mijë vende për të fjetur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë