Media Galeri

Foto/ Meta në det, Berisha në mal, Rama me pamje nga Bypass-i i Vlorës

Të dy janë shprehur se nuk janë takuar bashkë për axhendën opozitare, por të dy premtojnë se do bashkëpunojnë ngushtë duke e përkufizuar veten opozitarë të vërtetë.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë uruar të dy në distancë në faqen e tyre në Facebook një të dielë të mbarë për ndjekësit përmes fotosh. Njëri me foto në det. Ndërsa tjetri me foto nga fundjava në mal. Kryeministri Edi Rama në anën tjetër ka postuar një video për të “kënaqur” ndjekësit.

“Nga Bypass-i i ri i Vlorës, me shijen magjepsëse panoramike të një aksi të ri, i cili ka shkurtuar distancat drejt rivierës shqiptare dhe ka lehtësuar ndjeshëm trafikun në qytetin e Vlorës, duke i dhënë ‘kuaj të rinj’ fuqi turizmit bregdetar, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë