Politike

Foto / Meta, Alibeaj, Balla e Veliaj në një tryezë në iftarin e parë të muajit të Ramazanit

Iftari i parë i muajit të Ramazanit për këtë vit i bëri bashkë mbrëmjen e së enjtes edhe kundërshtarët politikë të cilët ishin ulur në një tavolinë. Ftesa ishte nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Dhe siç shikohen edhe në këto foto, në tryezën e iftarit të parë Ishin Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kryetari i Komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Po ashtu në të njëjtën tryezë kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë