Mjedis

Foto më e mirë e Botës së Egër

Fotografia e quajtur “The moment” ka fituar garën vjetore të fotografisë më të bukur të Botës së Egër (WildLife). Në pamje duket momenti kur një dhelpër përpiqet të sulmojë një brejtës. Fotografia është sa qesharake, aq dhe e tmerrshme. Në një kornizë të fuqishme të humorit dhe vështirësive, tregohet se sa e egër është natyra.

Në këtë konkurs fotografitë u grupuan në pesë kategori, të cilat në fund përcaktuan fotografinë fituese. Kategoritë ishin, kafshët të ndryshme, gjitarët, jovertebrorë e shumë të tjera. Imazhet do të shfaqen në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër nga data 18 tetor.

Fotografia fituese e kategorisë “Kafshët” është realizuar nga Ripan Biswas në Indi. Fotografia tregon një milingonë e cila duket sikur ka këmbët e saj nuk kanë të numëruar.

Fotografia fituese e kategorisë “Gjitarët” është realizuar nga Ingo Arndt në Gjermani. E titulluar “Ndeshja e Barabartë” dhe tregon se si puma ka sulmuar një kangur.

Fotografia fituese e kategorisë “Jovertebrorët” e quajtur “Ushtria Arkitektonike” nga fotografi Daniel Kronauer në SHBA. Fotografia tregon një grumbull të madh milingonash që lidhin trungjet e dy pemëve.

Fotografia fituese e kategorisë “Amfibët dhe Zvarranikët” e realizuar nga fotografi Manuel Plaickner në Itali.

Fotografia fituese e kategorisë “Shpendët” e realizuar nga fotografi Audun Rikaresen në Norvegji dhe trgon nga afër se si një shqiponjë e madhe po përgatitet për t’u ulur në degën e një peme.

Fotografia fituese e kategorisë “Kafshët në mjedisin e tyre” u realizua nga Shangezhen Fan në Kinë dhe demonstronte një tufë gazelash që ecnin nëpër borë.

Fotografia fituese e kategorisë “Jeta e Vjetër” u realizua nga Stefan Christmann në Gjermani dhe tregon se si 5000 pinguinë janë të mbledhur së bashku për t’i mbijetuar të ftohtit.

Fotografia fituese e kategorisë “Portofoli i yjeve”, u realizua nga Jeremie Villet në Francë. Pjesmarrësit në këtë fotografi janë dy desh që luftojnë me njëri-tjetrin.

Fotografia fituese e kategorisë “Jeta e Egër” mban emrin “Një tjetër emigrant i ndaluar”. Fotografia është realizuar nga fotografi Alejandro Prieto në Meksikë.

Fotografia fituese e kategorisë “Jeta e egër urbane” u realizua nga Charlie Hamilton James në Mbretërinë e Bashkuar dhe tregon disa minj të mbledhur së bashku që uket sikur diskutojnë diçka me njëri- tjetrin.

Fotografia fituese e kategorisë “Nën ujë” u quajt kopshti i ngjalave dhe u realizua nga David Doubilet në SHBA dhe tregon mënyrën e çuditshme se si qëndrojnë ngjalat ën fund të detit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë