Lajme

Foto galeri-Sulmi ndaj Kryeministrisë

Protesta e sotme para Kryeministrisë është shoqëruar me momente tensioni dhe dhune. Që në fillim ishin protestuesit që tentuan të shkatërrojnë derën e jashtme të Kryeministrisë dhe të thyejnë xhamat e institucionit. Ndërkohë, nga brenda godinës së qeverisë është kundërpërgjigjur Garda e Republikës. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit, por kjo gjë i ka irrituar akoma më shumë qytetarët.
Në shkallët e godinës së Kryeministrisë ka pasur edhe flakë, për shkak se protestuesit kanë hedhur bomba molotov. Pasi janë qetësuar për disa çaste protestuesit, kanë thyer për së dyti kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë. Ndërkohë, një qytetar ka ndërhyrë për të hequr megafonin, ku përsëritej apeli i Policisë për t’u distancuar nga aktet e dhunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë