Lajme

Foto Dite, Rruga Levan-Tepelenë ende e bllokuar

Që prej muajit nëntor të vitit të kaluar rruga Levan-Tepelenë mbetet bllokuar. Lëvizja drejt jugut  në fillim u devijua  përmes rrugës së vjetër që kalonte nga qytetit i Ballshit e cila është shumë e degraduar. Së fundi është bërë një devijim I ri nga rrëza e malit, paralel me rrugën. Por siç shikohet në fotografi rruga kryesore pranë fshatit Poçem, është ende e bllokuar  nga rrëshqitja masive të gurëve.

Devijimi i rrugës

Pas rrëshqitjes, Autoriteti I Rrugëve tha se do të ndërhyjë që ta zgjidhë përfundimisht këtë problem por kërkon më parë një studim të detajuar, pasi mali ka pësuar një thyerje të fortë tektonike.

ARRSh do të përdorë edhe paratë publike për  të kryer këtë investim të ri megjithëse ky aks është dhënë për mirëmbajtje dhe paguhen para nga buxheti për kompaninë private “Salillari”.

Mbetet ende  çuditshme se si për këtë ndërhyrje kërkohet një studim  kur më parë studimi I fizbilitit dhe projekti për ndërtimin e rrugës duhet t’i ketë të gjitha të dhënat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë