Bota

Forza Italia rinis punën pas vdekjes së Berluskonit, në krye të saj ministri i jashtëm italian

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani u zgjodh të shtunën në krye të Forza Italia, partia konservatore e themeluar 29 vjet më parë nga manjati mediatik miliarder Silvio Berlusconi, i cili vdiq muajin e kaluar.

69-vjeçari Tajani, i cili u zgjodh unanimisht nga këshilli kombëtar i “Forza Italia”, do të përballet me një detyrë të vështirë për të ringjallur një parti, mbështetja publike e së cilës ishte në rënie prej vitesh, madje edhe para vdekjes së Berlusconit.

Berluskoni, i cili vdiq më 12 qershor në moshën 86-vjeçare, ishte një figurë dominuese në politikën, median dhe futbollin italian për më shumë se tre dekada.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë