Lajme

Formula 1, Alonso: Bateritë të karikuara, mezi po e pres rikthimin

Në 2021-shin Fernando Alonso do të kthehet të garojë në Formula 1 dhe ka vendosur që këtë ta bëjë me një “dashuri të vjetër”, me Renonë. Piloti spanjoll, pas përvojës së hidhur me Indy 500, mezi pret të nisë aventurën e re.

"Më mbetet vërtet shumë pak deri në fillimin e punës me skuadrën. Mezi pres të marr pjesë në një garë dhe të ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur për të përgatitur rikthimin. Bateritë janë të karikuara”, është mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga Fernando Alonso.

Alonso, kur ishte te Ferrari. Gazeta Si, 9 shtator 2020

Me skuderinë Renp, Alonso ka shijuar sukseset më të mëdha, duke përfshirë këtu titujt kampion të viteve 2005 dhe 2006. Vitin e ardhshëm skuderia franceze do të ndërrojë emrin, do të quhet “Alpine’, për nder të markës së lavdishme sportive. Spanjolli 39-vjeçar, përveç Renosë, ka qenë pilot edhe Minardit, Meklarenit dhe Ferrarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë