Futboll

Formacioni më i mirë i javës në Europë, shkëlqejnë Zhoao Feliks dhe Mak Alister

Gazeta Si – Mrekullitë e Jan Somer tek Interi, dopieta e Aleksander Arnold dhe më në fund Enco Fernandez. Ja cilët janë lojtarët më të mirë të fundjavës që shkoi në futbollin europian.

Ishte një javë e mbushur me kandidatë për 11-shen më të mirë të 5 kampionateve kryesore të Europës. Fanella e parë e këtij formacioni shkon për interistin Jan Somer, në formë të jashtëzakonshme ndaj Napolit.

Në mbrojtje bëjnë pjesë Teo Hernandez i Milanit, por si mbrojtës qendre. Në krah të tij eksperienca dhe klasi i Fabian Shar, shtyllë e Njukastëllit. Në krahë Trent Aleksander-Arnold në të djathtë dhe Julian Rierson në të majtë, të dy golashënues me Liverpulin dhe Dortmundin.

Në mesfushë një Enco Fernandez i rilindur te Çelsi, me dy gola. Në krah të tij Aleksis Mak Alister i Liverpulit, autor i një goli fantastik ndaj Fulhemit. Mbyll këtë repart juventini Adrien Rabiot.

Trekuartist Xhovani Lo Selso, fantazisti i Totenhemit. Përpara Zhoao Feliks, autor i golit të fitores ndaj Atletikos, i shoqëruar nga Kristian Stuani, dy gola ndaj Xhironës.

11-shja më e mirë e javës (4-3-1-2): Somer; Aleksander Arnold, Shar, Teo Hernandez, Rierson; Rabiot, Enco Fernandez, Mak Alister; Lo Selso; Stuani, Zhoao Feliks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë