Para

Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme të bankave tregtare kalon shifrën e 4 mld lekëve

Nga Gazeta ‘SI’- Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për bankat tregtare në Shqipëri ka arritur nivelin e pothuajse 4.5 mld lekë, duke u shtuar me rreth 900 mln në muajin prill nga arkëtimi vjetor i 2022-shit. Fondi ka përmbushur më shumë se gjysmën e shifrës së vendosur me detyrim, 8 miliardë lekë brenda vitit 2027.

Paratë në të derdhen në raport vjetor, prej tashmë 6 vitesh dhe kjo është shuma më e lartë e raportuar në një vit. Fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritur si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë

Bankat paguajnë kontribute të rregullta vjetore, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit, që mund të përdoret për likuiditet, për raste të jashtëzakonshme, për kompensim humbjesh etj.

Fondi administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë