Para

Fondet e investimit u rritën gjatë 2023-shit, por numri i antarëve mbetet modest

Nga Gazeta 'SI' - Fondet e investimit në Shqipëri kanë pasur ecuri pozitive gjatë 2023-shit, ndonëse rritja ka qenë modeste. Deri në dhjetor 2023, në total, numri i investitorëve në fonde raportohet mbi 32 mijë, rreth 11% më i lartë se në 2022-shin, kur tregu u dëmtua nga normat e interesit.

Sipas vlerës, për të njëjtën periudhë, asetet e fondeve të investimit kaluan 50 mld lekët, me rritja 9% nga një vit më parë.

Tregu vijon të dominohet nga obligacionet qeveritare, që përbëjnë rreth 65% ndaj totalit.

Fondet e “Raiffeisen” janë ato që mbajnë pjesën më të madhe të tregut të fondeve të investimit, me më shumë se 30 mijë anëtarë më shumë se 40 mld lekë. Në total janë 13 fonde.

Fondet e Investimit janë një alternativë investimi ku asetet mund të grupohen dhe të krijohen portofole investimi, të cilat cilësohen si shumë të vështira për t’u krijuar nga një investitor individual në mënyrë të pavarur. Kthimi nga investimi në fond është në varësi të kushteve në treg, karakteristikave të fondit dhe strategjisë së investimeve që fondi vë në zbatim. Fondi i investimit nuk mund të garantojë një kthim të caktuar, si në rastin e depozitave. Ato kanë vetëm një tarifë administrimi, vjetore.

Pak kohë më parë, FMN i rekomandoi AMF-së të ushtrojë më shumë kujdes dhe të fokusohet në rritjen e këtij segmenti si një element me rëndësi për tregun financiar vendas.  

Para pak muajsh, Parlamenti miratoi ligjin e ri për “Fondet e pensioneve private”, një tjetër lloj investimi, që menaxhohet kryesisht nga shoqëritë e sigurimeve dhe jo bankave tregtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë