Futboll

Fluturimi i Lukakut nga Brukseli në Romë më i ndjekuri në botë, tifozët e presin si mbret

Gazeta Si – Në sitin ‘flightradar24’ ishin më shumë se 47.000 personat që kanë mbajtur nën kontroll rrugëtimin e avionit, që çoi në Romë sulmuesin belg. Fluturimi i dytë më i ndjekur nuk i kalonte 2300 personat…

Entuziazmi i tifozëve verdheblu është i jashtëzakonshëm. Në Ciampino ishin më shumë se 4000 tifozë të Romës që pritën mbërritjen e Romelu Lukakut në kryeqytet. Sulmuesi i ri ishte në bordin e Gulfstream në pronësi të Dan Friedkin, numrit 1 të klubit. Ai u nis nga aeroporti londinez i Lutonit, qëndroi në Bruksel për të marrë "ngarkesën e çmuar", ish-interistin, dhe pastaj mbërriti në Romë.

Në sitin ‘Flightradar24’ ky fluturim ishte më i ndjekuri në botë, me mbi 47.000 persona që kanë ndjekur në kohë reale rrugëtimin e avionit nga Belgjika në Romë, ku mbërriti rreth orës 17.40. Një rekord absolut, po të kemi parasysh se në vend të dytë ishte një fluturim i BuzzAir nga Krakova edhe ai në Ciampino, me 2300 ndjekës.

Të gjithë para ekranit për të festuar ashtu si për një gol, sapo piloti Dan Friedkin vendosi rrotat e avionit të tij në asfaltin e Ciampino. Një ulje për rekord botëror. Tifozët e Romës e kanë pritur Romelu Lukakun si një mbret. Sulmuesi ka kryer vizitat mjekësore dhe nesër do të bashkohet me ekipin në Trigoria. Belgu ka zgjedhur fanellën me numër 90.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë