Ka ndodhur

Fluturimet në Rinas pritet të rinisin pas orës 17:00

Fluturimet në Aeroportin e Rinasit pritet që të rifillojnë pas orës 17:00. Gazeta Si mëson se pasagjerëve të bllokuar në terminalin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë u është komunikuar ky informacion nga punonjësit e TIA-s.

Aktualisht janë me dhjetra qytetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë mbetur të bllokuar në aeroport për shkak të protestës së kontrollorëve.

Mbetet për t’u mësuar nëse puna do të rinisë me të njëjtët kontrollorë që kanë hyrë në protestë prej ditës së mërkurë, apo ata do të zëvendësohen sipas vendimit të marrë nga Komiteti i Mbrojtjes Civile.

Ndërkohë, për shkak të protestës se kontrollorëve në Rinas, edhe ditën e sotme janë anuluar fluturimet e paradites,  ndërsa nuk ka ende një njoftim për ato të pasdites.

Paralizimi i punës në aeroportin e Rinasit erdhi pas grevës së punonjësve të “Albcontrol” të cilët shpallën paaftësinë për të punuar për shkak të stresit.

Ata kanë kërkuar plotësimin e kushteve të tyre, ndër të cilat rritjen e pagave, njësoj siç e kishin para pandemisë.

Si pasojë e grevës, aeroporti i Rinasit u mbyll, ditën e djeshme dhe nuk pati asnjë fluturim nga 13 të tillë që ishin planifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë