Politike

Flutura Açka: Rasti Iliri nuk është çështje fiqiri

PD e Rithemelimit heshti të enjten për një koment apo reagim rreth deklaratave dhe qëndrimit të ashpër që Ilir Meta mbajti ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Nuk e ka bërë këtë gje pala tjetër ajo e PD-së zyrtare, edhe pse forma e ndjekur ishte individuale përmes postimesh në Facebook.

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, deklaroi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për deklarata të tilla.

“Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri...”, shkruan Açka në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë