Lajme

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare vijnë të votojnë

Qytetarët shqiptarë po votojnëkëtë të dielë për zgjedhjet parlamentare të 2021. Mediat në Prishtinë shkruajnë se nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës.

Sipas raporteve,një pjese e shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë dhe nënshtetësinë shqiptare janë futur në territorin e Shqipërisë me qëllim ushtrimin e votës.

Përmveç kryeministrit Albin Kurti edhe deputetja e kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka hyrë në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit

Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka votuar bashkë me familje në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Shqipëri.

Pacolli i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votim, për një të ardhme më të mirë.

“Votoni edhe ju! Sot pata nderin të votoj me familjen time, më shpresë që vota ime të kontribuojë për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”, thotë ai përmes një statusi në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë