Keshilla

Flisni në gjumë? Ja nga se vuani

Ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju thotë dikush që keni folur teksa keni qenë në gjumi, ose keni dëgjuar dikë të bëjë të njëjtën gjë? Për këtë ka një shpjegim.

E folura gjatë gjumit mund të nxitet nga stresi, çështjet e shëndetit mendor si depresioni, përgjumja ditore, abuzimi i substancave ose ethet.

Nëse vuani nga çrregullime të tjera të gjumit, siç janë: ankthi, apneja e gjumit dhe çrregullimi i sjelljes së gjumit, mund të keni më shumë gjasa të flisni gjatë gjumit.

Të flasësh në gjumë është vetëm një nga çrregullimet e gjumit.

"Sipas përvojës sime, të flasësh në gjumë mund të ndërlidhet me teprimin e stimulimit të sistemit nervor, që mund të jetë pasojë e përdorimit të tepruar të pajisjeve elektroniek të zgjuara para gjumit, ose teprimit të marrjes së kafeinës", tha Nerina Ramlakan, trapist i gjumit nga Britania e Madhe.

Profesor Jim Horn, ish-drejtor i Qendrës për Hulumtime të Gjumit në Universitetin Luborou, shpjegon se të folurit gjatë gjumit paraqitet gjatë “gjumit të lehtë”.

“Të folurit në gjumë nuk është i lidhur me ëndërrimin, por me gjumin e lehtë”, tha ai. Sipas tij, ankthi dhe stresi mund të përsëritin të folurit gjatë gjumit.

Por, a mund të pranosh tradhtinë në gjumë, të thuash të vërteta të cilat nuk i pranon me ndërgjegje të plotë e të zgjuar? Profesor Jim Horne, thotë që nuk duhet t’i stër-analizojmë ato që thuhen në gjumë.
E folura në gjumë ka tendencën të ndodhë gjatë gjumit të lehtë. Kalon nga i lehti në gjumë të thellë dhe pas 70-90 minutash, ndodh gjumi i ëndrrave, që përsëritet çdo 90 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë