Futboll

Flamurtari largon trajnerin Emiliano Çela, ‘karton të verdhë’ tre futbollistëve

Gazeta Si – Flamurtari ka larguar nga detyra trajnerin Emiliano Çela. Lajmi është dhënë nga vetë klubi vlonjat me një njoftim zyrtar. Çela e kishte marrë drejtimin e skuadrës në verë, por deri tani Flamurtari ka shfaqur probleme, duke mbetur larg kreut të renditjes, edhe pse ka bërë një merkato të mirë.

Humbja me Bylisin ka qenë fatale për trajnerin, ndërkohë që klubi ka kritikuar publikisht tre futbollistë për shkak të gjesteve antisportive.

“Emiliano Çela nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Klubi dhe trajneri kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre. Falenderojmë tranjerin Emiliano Çela dhe stafin për punën e përkushtuar deri tani.

Flamurtari, për respekt të fanellës dhe tifozërisë vlonjate, i tërheq vemendjen për gjestet josportive kapitenit Denis Pjeshka, zv.kapitenit Behar Ramadanit dhe sulmuesit Alexandro Di Estefano, duke u rikujtuar se mbi të gjitha në këtë ekip janë të shenjta ngjyrat dhe qytetaria vlonjate”, - shkruan klubi në njoftimin zyrtar për largimin e trajnerit.

Tani mbetet të shihet se kush do ta pasojë Çelën në stolin e Flamurtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë