Ne rrjet

Fjalimi i rrallë i Elizabetës II: Ditë më të mira do të vijnë, ne do të takohemi sërisht (foto, video)

Mbretëresha Elizabetë II dha sot në mbrëmje një fjalim të rrallë dhe historik për publikun britanik dhe jo vetëm, duke i nxitur njerëzit që të bashkohen në luftën kundër shpërthimit të koronavirusit. Duke folur nga Kështjella e Windsor, ku monarkja 93-vjeçare po izolohet me Princin Filip, ajo u tha miliona britanikëve që shikonin nga shtëpia: “Nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë këtë situatë.”

Ndërhyrja e jashtëzakonshme e Madhërisë së saj është vetëm hera e pestë që ajo i është drejtuar kombit gjatë mbretërimit të saj 67-vjeçar dhe vjen ndërsa numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga pandemia e shkon në 5000, me 621 vdekje të reja vetëm këtë të diel.
Ajo evokoi frymën e Luftës së Dytë Botërore, duke përsëritur fjalët e famshme të Dame Vera Lynn ndërsa i premtoi kombit: “Ne do të takohemi përsëri”.
Monarkja shprehu lëvdatat e saj të veçanta për Shërbimin Britanik të Shëndetit Publik (NHS), duke falënderuar punonjësit shëndetësorë për punën dhe sakrificën e tyre në betejën kundër virusit.
Ajo tha: “Dua të falënderoj të gjithë në vijën e parë të NHS, si dhe punonjësit e kujdesit dhe ata që kryejnë role thelbësore, të cilët në mënyrë vetmohuese vazhdojnë detyrat e tyre të përditshme jashtë shtëpisë, në mbështetje të të gjithëve”. “Jam i sigurt se kombi do të bashkohet me mua për t'ju siguruar se ajo që bëni ju vlerësohet dhe çdo orë e punës suaj të vështirë na sjell më pranë kthimit në kohë më normale”, tha Mbretëresha Elizabetë.

Mbretëresha iu referua transmetimit të saj të parë në publik me motrën, Princeshën Margaret, në vitin 1940

Me një fjalim prekës, i cili zgjati më pak se 4 minuta, Mbretëresha iu drejtua vendit me këto fjalë:
“Së pari falenderoj të gjithë stafin mjekësorë, të gjithë ata që po lufton në vijë të parë me koronavirusin. Falenderoj të gjithë ata që po qëndrojnë në shtëpi.
Nëse qëndrojmë të bashkuar do t’ia dalim. Në vitet në vijim britanikët do të krenohen se si ne ia dolëm. Dhe brezat e ardhshëm do të thonë se britanikët e asaj kohe ia dolën.
Krenaria jonë përfaqëson atë që ne jemi dhe atë që ne do të jemi në të ardhmen.
Duartrokitja e britanikëve për mjekët është simbol i asaj që ne jemi dhe do të jetë simbol për fëmijët tanë.
Vetizolimi mund të jetë i vështirë, por ne po zbulojnë se është një mundësi për të ndaluar dhe për të reflektuar.
Ky moment, më kujton vitin 1941, kur unë me motrën time, dolëm këtu dhe ju drejtuam fëmijëve britanikë, të cilët u evakuuan për sigurinë e tyre. Sot si atëherë ne e dimë thellë se kjo është gjëja e duhur.
Kjo është ndryshe nga vështirësivë që kemi kaluar. Ne do të kalojmë me sukses, dhe ky sukses i përket çdo njërit prej nesh.
Ditë më të mira do të vijmë, ne do të jemi me familjen tonë, me miqtë tonë sërish, ne do të takohemi sërisht.
Unë u uroj të gjithëve shëndet”.
Fjalimet e Mbretëreshës janë diçka vërtet e rrallë i saj. Gjatë 67 vjetëve në krye të fronit mbretëror, ajo i është drejtuar vendit vetëm 5 herë; mes të tjerash në 1941 kur filluan bombardimet mbi Britaninë, në 1991 gjatë luftës së Gjirit, në 1997 përpara varrimit të princeshës Diana, apo edhe dhe 2002 me rastin e vdekjes së Nënës Mbretëreshë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë