Lajme

Fituesi i “Nobel”, sot protestohet në Prishtinë kundër Peter Handke

Pasi Akademia Suedeze e Shkencave i dha çmimin Nobel për Letërsi, autorit austriak Peter Handke, një mbështetës i regjimit të Sllobodan Millosheviçit, pati një sërë reagimesh në mesin e shqiptarëve.
Marrja e Çmimit Nobel nga austriaku Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, por edhe nga njohës të letërsisë botërore.
Pas kësaj indinjate, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet një protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi. Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.
Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë