Ne rrjet

Fituan “betejën” me Covid-19, kryeministri britanik dhe e fejuara bëhen me djalë

Pasi fituan të dy betejën më koronavirusin, Kryeministri britanik Boris Xhonson dhe e fejuara Carrie Symonds kanë njoftuar sot lindjen e një "fëmije të shëndetshëm".

Një zëdhënës i kreu te qeverisë britanike tha se Xhonson dhe Znj Symonds janë të entuziazmuar të njoftojnë lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër këtë mëngjes.

“Symonds dhe i porsalinduri janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Kryeministri dhe e fejuara e tij dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit", tha zëdhënësi.

Xhonson, i cili ishte rikthyer në punë të hënë pasi u shërua plotësisht nga Covid-19, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e parë të kabinetit të tij pas kthimit në detyrë.

Xhonson dhe Symonds, ish shefja e komunikimit të Partisë Konservatore, njoftuan fejesën e tyre dhe lajmin se po prisnin një fëmijë në shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë