Jete & Stil

Fiton kampionatin në Football Manager, feston duke ndezur tymuese… në shtëpi

Pezullimi i futbollit po i detyron tifozët të kërkojnë mënyra të tjera për të qëndruar pranë këtij sporti. James Towers, 20-vjeçar skocez, ka një të përbashkët me shumë njerëz: Football Manager. Të fitosh një kampionat është gjithmonë një moment magjik dhe festa që pason një arritje të tillë është e shfrenuar.

Pasi udhëhoqi drejt triumfit skuadrën e Hamilton Accies në ligën skoceze gjatë sezonit 2022/23, vendosi të ndezë një tymues në shtëpi për të rikrijuar ndjesinë e të qenit në stadium. Pas disa minutash dhoma dhe rruga e shtëpisë së tij janë mbuluar nga gazi dhe janë ngjyrosur me të kuqe.

Towers jeton me prindërit e tij dhe po i kalon këto ditë në karantinë, si pothuajse e Evropa. Në fakt, të fitosh një kampionat me Hamilton Accies nuk është për të gjithë: në palmaret e klubit ka më së shumti disa tituj në ligat e vogla. Në këtë mënyrë festimi merr një tjetër kuptim.

https://twitter.com/JamieTowers8/status/1243226981656821760

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë