Futboll

Fitoi gjithçka, Marcello Lippi i jep fund karrierës si trajner

Marcello Lippi thotë mjaft: pas një karrierë në të cilën ka fituar gjithçka, përfshirë Botërorin 2006 si trajner i Italisë, ish-tekniku i Juventus e Inter ka konfirmuar se ka vendosur të heqë dorë nga trajnimi: “E kam mbyllur përfundimisht me punën e trajnerit. Është e drejtë kështu, mjaft. Ndoshta mund të jem i nevojshëm në role të tjerë, të shohim. Por deri në pranverë asgjë”. I intervistuar nga Radio Sportiva për të komentuar raundin e parë të Champions të skuadrave italiane, Lippi ka deklaruar se ka vendosur të braktisë pankinat.

Në karrierë Lippi ka fituar 19 trofe, 13 nga të cilët me Juventus (5 tituj, një Kupë Italie, 4 Superkupa, një Champions, një Intercontinentale, e një Superkupë Uefa). Në Kinë, me Guangzhou Evergrande, ka fituar 3 kampionate, një kupë kombëtare e një Champions League aziatike. Pikën më të lartë të karrierës, megjithatë, e arriti në 9 korrik 2006, duke e çuar kombëtaren italiane për herë të katërt në çatinë e botës në finalen e fituar kundër Francës me penallti. Ka fituar edhe dy pankina të arta e është zgjedhur shumë herë si trajneri europian i vitit nga shtypi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë