Politike

Firmat për Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha merr shumicën e delegatëve për degën e Elbasanit

Bledi Himçi, Sekretari i degës së Partisë Demokratike për degën e Elbasanit ka bërë publike për mediat listën e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Në një deklaratë për mediat nga oborri i selisë blu, ai ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

“Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. ka qenë një prej proceve më demokratike.

Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor”, tha Himçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë