Treg

Firmat europiane të shitjeve me pakicë në krizë

Will Mathis & Katie Linsell - Kriza e shitjeve me pakicë në Europë po përhapet nga dyqanet fizike në shitjet përmes internetit. Asos Plc u zhyt më shumë në 4 vite e gjysmë, pasi paralajmëroi se pazaret e Krishtlindjeve nisën me një fillim shkatërrimtar.

Përditësimi i zymtë nga një firmë me pakicë që shet në internet në Mbretërinë e Bashkuar, e cila konkuron me Amazon.com Inc. dhe ka ofruar asistencë në programet e Meghan Markle, tregon se rënia e shitjeve me pakicë është përhapur në periudhën e pushimeve.

Asos ka rënë më shumë se 43 % të hënën në Londër, duke humbur më shumë se 1.4 mld paundë (1.8 mld $) të vlerës së tregut. Lajmi përshkoi edhe firma të tjera të shitjes me pakicë si Boohoo Group Plc dhe Zalando SE, ashtu si grupin Marks & Spencer dhe Next Plc.

“Kjo shkon kundër parashikimit,” tha Stephen Lienert, një analizë pranë Jefferies. “Mendohej që kriza do të përshkonte thjesht dhe vetëm dyqanet fizike dhe tregu online do të ishte e ardhmja, por befasia i kapi të gjithë.”

Asos shkurtoi udhëzimet e saj për rritjen e shitjeve të të gjithë vitit me një "përkeqësim të ndjeshëm"” në nëntor. Kompania deklaroi një nivel të lartë uljesh, që vjen prej vazhdimësisë së sagës së Brexit që ka shkaktuar mosbesim tek konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar. Kurse vendet e pazareve në Francë po vuajnë prej protestave të dhunshme të ashtuquajtur Jelekët e Verdhë.

Javën e kaluar, Drejtori Ekzekutiv i "Sports Direct International Plc", Mike Ashley tha se shitjet qenë “përkeqësuar në mënyrë të pabesueshme” në nëntor, duke shpënë aksionet përtokë. Lajmet e fundit tregojnë që shitësit me pakicë nuk mund të besojnë tek veprimet online për të kompensuar rënien tek dyqanet fizike këtë vit. Nëse dhjetori nuk përmirësohet, Viti i Ri mund të sjellë shqetësime më të mëdha, ose më të këqija për sektorin.

Firma me pakicë si Debenhams Plc dhe Marks & Spencer, të cilat janë në mes të kthimit të planeve, mund të jenë veçanërisht vulnerabël. Pikat e pazareve të Mbretërisë së Bashkuar janë shkatërruar tashmë prej një serie kolapsesh, duke përfshirë falimentimin e zinxhirit të departamentit të dyqaneve House of Fraser, të cilin Ashley e shpëtoi në fillim të këtij viti.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Bloomberg, investitorët në shitjet me pakicë po ndjejnë dhimbjen e rënies së obligacioneve: Debenhams’ 200 mln pound në obligacione deri në korrik të 2021. Rënia prej fillimit të vitit ka qenë më e ulta prej 2014-ës. Shqetësimet kanë përfshirë edhe Hennes & Mauritz AB, aksionet e të cilave kanë rënë 7 %.

Të hënën, analistët thanë që performanca po vjen në zbritje. Javën e kaluar Inditex SA e Spanjës, që drejton zinxhirin e Zara-s, shënoi uljen më të madhe të çmimeve në industrinë e veshjeve dhe tha që po përpiqet t'i rezistojë uljes së mëtejshme të çmimeve. Kjo shpuri në rritjen e shitjeve nën objektivin e tij për gjysmën e dytë të vitit.

Zalando, Boohoo

Zalando ra me 18 për qind, ndërsa Boohoo ra me 20 për qind përpara se të reduktonte humbjet. Pas shqetësimeve të Asos, Boohoo bëri një deklaratë ku citonte konfirmimin se performanca e tij mbetet e fortë dhe brenda pritjeve të tregut. Zalando fitoi pak terren pasi deklaroi të ardhura të mira dhe shitësi gjerman me pakicë mbetet optimist për të arritur objektivat e parashkuara.

Nick BeightonSource: Asos Plc

"Shqetësimi në lidhje me shitjet e Asos reflekton trendin e mosbesimit mes konsumatorëve, pa një forcë lëvizëse të vetme", tha CEO i kësaj kompanie Nick Beighton në një telefonatë me gazetarët. Këtu, sipas tij, me shqetësim shihet Franca - ku një grup tregtar thotë se protestat e Jelekëve të Verdhë kanë kosto për shitësit afër 2 miliardë euro për shitjet e humbura; dhe Gjermania që është veçanërisht e dobët.

“Kjo panoramë tregon që arsyet janë përtej faktorëve të Brexit,” tha Beighton.
Federata Gjermane e Shitjeve me Pakicë, deklaroi se në një anketim me 350 shitës me pakicë gjermanë, rreth gjysma e tyre raportoi shqetësim për biznesin në periudhën e pushimeve. Megjithatë një e treta e shitësve me pakicë janë shprehur të kënaqur me punën e tyre. Bizneset e pozicionuara në qendrat e qyteteve ishin veçanërisht shumë të kënaqur dhe optimistë.

SHBA

Sipas Adobe Analytics, trendi është i ndryshëm në SHBA, ku një ekonomi në rritje, çmime të ulta të karburantit dhe rritje e pagave, parashikojnë që ky sezon të jetë më i lulëzuari për pazare. Amerikanët shpenzuan një rekord prej 7.9 mld dollarësh online të hënën pas Ditës së Falenderimeve në nëntor, më shumë se 19 % krahasuar me vitin e kaluar, duke e bërë ditën më të rëndësishme për blerje on-line të të gjitha kohërave në SHBA. Amazon.com Inc. mori pjesën e luanit në këto shifra marramendëse, poaq sa Walmart Inc. dhe Target Corp.

Asos vepron në më shumë se 230 vende dhe territore, me gati 37% të shitjeve në tregun ku është krijuar. Gati gjysma e biznesit të tij zotërohet nga mall i vetë markave ose bashkëpunime ekskluzive me etiketat e palëve të treta. Kompania shet gjithashtu produkte të Hugo Boss, Adidas dhe Calvin Klein.

Rënia e shitjeve të Asos mund të jetë zmadhuar edhe nga prania e shitësve të palëve të treta, të cilët huazojnë aksione duke shpresuar t'i blejnë ato me një çmim më të ulët dhe të përfitojnë nga ndryshimi. Sipas të dhënave të përpiluara nga IHS Markit Ltd, ky interes në Asos shkoi në gati 8 përqind të aksioneve të mbetura të enjten, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2015.

*Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë