Treg

Financial Times: Nafta ruse është shitur më shtrenjtë se çmimi i vendosur nga G7

Tavani i çmimit të naftës ruse të vendosur nga SHBA është shmangur plotësisht, sipas zyrtarëve perëndimore dhe të dhënave nga eksporte ruse, duke i detyruar vendet të gjejnë mënyra të reja sanksionimi ndaj Moskës.

Një zyrtar me rëndësi nga një qeveri europiane tha se pothuajse asnjë eksport i naftës nuk është bërë nën vlerën 60 dollarë/fuçi siç G7 dhe aleatët e tij vendosën.

“Të dhënat e fundit tregojnë se ne duhet të shtrëngojmë masat më shumë, nuk mundemi ta tolerojmë më Rusinë”, tha zyrtari.

Zyrtarët e BE-së kanë zhvilluar diskutime ditët e fundit për forcimin e kufirit të çmimeve, duke përfshirë opsionet për forcimin e zbatimit ose shtrëngimin e aksesit të Rusisë në tregun e naftës.

Shqetësimet midis zyrtarëve perëndimorë mbështeten nga statistikat zyrtare ruse mbi shitjet e naftës në tetor, për të cilat Moska thotë se çmimi mesatar i marrë ishte mbi 80 dollarë për fuçi. Ndërsa statistikat ekonomike ruse janë vënë në pikëpyetje gjatë luftës, niveli i regjistruar është baza për atë se sa takson Moska eksportet e naftës.

Rritja e çmimeve ruse i ka dhënë një goditje përpjekjeve të G7-ës për të kufizuar paratë që rrjedhin në Kremlin për të financuar pushtimin e tij në shkallë të plotë të Ukrainës dhe vjen pasi Kievi ka bërë vetëm përparim të kufizuar në kundërsulmimin e tij.

Anëtarët e G7 dhe Australia prezantuan masat e kufirit të çmimit për naftën e papërpunuar dhjetorin e kaluar, duke synuar të pakësojnë të ardhurat e Rusisë duke ndërprerë aksesin në shërbimet perëndimore si transporti dhe sigurimet, nëse tregtarët nuk respektojnë kufirin prej 60 dollarësh.

Ndërsa masat patën një sukses fillimisht, Rusia është treguar e aftë për t'i kundërshtuar ato, duke ndërtuar të ashtuquajturën "flotën e saj hije" të cisternave të vjetra të naftës për të anashkaluar tregjet perëndimore, për shembull.

Në prill shtatë vendet më të industrializuara të botës, siç njihen ndryshe G7, vendosën një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, pavarësisht rritjes së çmimeve globale të naftës së papërpunuar dhe apeleve nga disa vende për një kufi më të ulët të çmimit për të kufizuar të ardhurat e Moskës.

Qëllimi i vendosjes së kufirit të çmimit është që t’i kufizojë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, ndërkohë duke parandaluar shtrenjtim të derivateve në tregun global./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë