Lajme

Financat dhe AMA marrëveshje për mbrojtjen e konsumatorit

Ministria e Financave dhe Autoriteti i Medias Audiovizive nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të konsumatorëve në fushën e medieve audiovizive, gjatë praktikave tregtare të ofrimit të shërbimeve nga operatorët e fushës.

“Mbrojtja e konsumatorit është një ndër politikat më të rëndësishme të qeverisë dhe për të garantuar këtë, është detyrim i institucioneve shtetërore jo vetëm të hartojnë politika dhe akte ligjore, por ti bëjnë ato sa më funksionale dhe të zbatueshme,” u shpreh ministrja Denaj.

Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar i hap rrugë bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes një platforme komunikimi transparente, në funksion të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë