Fillimisht e programuar për tu luajtur në datën 5 gusht, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një ndryshim të papritur në kalendarin e ndeshjeve të mbetura deri në fundin e këtij sezoni, duke vendosur që përballja mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes të zhvillohet ditën e diel në datën 2 gusht, ora 19:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës.
“Derbi i Veriut” do të përcaktojë se cila mes dy skuadrave do të jetë pjesë e elitës për edicionin 2020/2021. Skuadra e Hysen Dedjas, përballë do të ketë lezhjanët e Elvis Plorit, që këtë sezon i surprizuan të gjithë, duke eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë, ku në fund u eliminuan nga Tirana.
Një vendim i çuditshëm nga FSHF, pasi ditën e diel në orën 20:00, do të luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Teutës, duke shkaktuar një përplasje.
Play out” – (Vllaznia-Besëlidhja, të dielën ora 19:00 në “Loro Boriçi”)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.