Futboll

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 14 maj, në stadiumin ‘Air Albania’

Gazeta Si – Trofeu i Kupës së Shqipërisë do të jepet më 14 maj. FSHF, nëpërmjet sektorit të garave, ka përcaktuar këtë datë për finalen e këtij kompeticioni. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Deri në këtë moment janë luajtur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi ka mundur 2-0 Tiranën, ndërsa Egnatia ka fituar 1-0 ndaj Vllaznisë. Ndeshjet e kthimit, që do të përcaktojnë dy finalistët, luhen më 24 prill.

Edicionin e kaluar trofeun e Kupës së Shqipërisë e fitoi Egnatia, që mundi Tiranën në finale. Kjo e fundit kërkon të shpëtojë sezonin me fitimin e Kupës, pasi në kampionat për momentin është jashtë 4-shes së parë. Për të shkuar në finale duhet të përmbysë humbjen 2-0 të ndeshjes së parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë