Futboll

Finalja e Kupës, FSHF-ja kërkon që të luhet me tifozë

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të luhet finalja për Kupën e Shqipërisë, mes Tiranës dhe Teutës, e cila është planifikuar të fillojë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook, FSHF kërkon nga autoritetet shtetërore që finalja e Kupës së Shqipërisë të luhet me tifozë, duke ndjekur shembullin e Francës. Federata konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh për finalen e Kupës, pas portave respektive, sikurse në finalen e Kupës së Francës, PSG-Lyon.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.”, thuhet në njoftimin e FSHF.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë