Futboll

Finalja e Champions: Stambolli pranë tërheqjes, UEFA përgatit alternativat

Probleme në Nyon në lidhje me mbylljen e Champions 2020. Ditët e fundit, Stambolli ka shprehur disa dyshime mbi mundësinë e zhvillimit të finales me dyer të mbyllura, duke lënë të hapur edhe hipotezën për të bërë një hap pas dhe për tu tërhequr. Hipotezë që UEFA po e vëzhgon me kujdes, duke kërkuar destinacione të tjera si alternativë. Në detaje, për momentin, janë tre opsionet më të nxehta: Lisbona, Doha ose Gjermania.

Tani për tani, këto janë vetëm zëra të raportuara së pari nga New York Times dhe pastaj edhe mediat e tjera, por për aktin e fundit të Champions priten lajme zyrtare nga Nyon. Në 17 qershor në selinë e UEFA-s është planifikuar një mbledhje e rëndësishme për fatin e Champions dhe Europa League, formulës së turneve, ashtu dhe për datat e vendet.

Nëse Turqia do të hiqte dorë nga organizimi në fund të gushtit i finales së Champions, mbi tryezën e Ceferin janë edhe tre kandidatura të tjera. E para është pista gjermane. Duke përfituar nga protokolli që i ka lejuar të rinisë përpara kampionateve kryesore evropiane, Gjermania mund të jetë një zgjedhje me standarde të larta sigurie tashmë të testuara.

Në alternativë tjetër është edhe Doha, si një vend unik ku të luhen 1/8, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Një zgjidhje interesante, që do ta zhvendoste turneun në “fushë neutrale”. Në fund mbetet e vlefshme edhe ideja Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë tashmë ka paraqitur kandidaturën e saj në rast të tërheqjes së Stambollit dhe nuk përjashtohet mundësia që të merret në konsideratë të madhe nga drejtuesit e UEFA-s. Finalja e Champions 2020 është në kërkim të një “shtëpie”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë