Ne rrjet

Filozofi francez Bernard-Henri Lévy në shënjestër të Teheranit, Irani pagoi një trafikant droge për ta vrarë

Një trafikant iranian droge është paguar 150 mijë dollarë për të eliminuar intelektualin francez, një nga zërat më kritikë kundër totalitarizmit islamik të Teheranit. Ky nuk është rasti i vetëm: sulme të tjera ndaj politikanëve dhe figurave publike janë penguar që nga viti 2021

Gazeta Si - Qeveria iraniane rrit përpjekjet për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve brenda vendit, në përpjekje për të shtypur revoltën që shpërtheu pas vdekjes së  Mahsa Aminit dhe jashtë, duke synuar të vrasin militantë, aktivistë dhe intelektualë të angazhuar për të mbështetur kauzën për liri.

Midis tyre është edhe filozofi francez, Bernard-Henri Lévy, i cituar në një hetim të gjatë nga gazeta “Washington Post” si një nga objektivat e regjimit të Teheranit.

Shërbimet e inteligjencës iraniane po ofrojnë qindra mijëra dollarë për trafikantët e drogës dhe kriminelëve të tjerë për të kryer vrasje me porosi, sipas dokumenteve të konsultuara nga gazeta, e cila ka mbledhur gjithashtu dëshmitë e 15 zyrtarëve amerikanë.

Në vitin 2018, një diplomat iranian i vendosur në Vjenë u arrestua dhe u akuzua për regjistrimin e një çifti iranian që jetonte në Belgjikë për të vendosur një bombë në një tubim të madh në Paris ndaj Mujahideen-e Khalq, ose MEK, grupi opozitar në mërgim.

Por ritmi i komploteve është rritur në mënyrë dramatike në dy vitet e fundit dhe fushata e vrasjeve në shënjestër tani ka një shtrirje globale.

Duke filluar nga viti 2021, janë dështuar përpjekjet për të vrarë ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton në Uashington, për të rrëmbyer gazetarin dhe militantin iraniano-amerikan Masih Alinejad në Nju Jork për të vrarë Bernard-Henri Lévy në Paris, për të eliminuar biznesmenë në Qipro dhe për të përdorur kriminelë të rekrutuar në një burg të Dubait për të vrarë shtetas të tjerë izraelitë në Kolumbi.

Në rastin e Lévy-t, operacioni u organizua nga një njësi e Forcës Al Quds, dega e operacioneve speciale të Gardës Revolucionare të Iranit.

Një trafikant iranian droge u pagua 150,000 dollarë për të eliminuar intelektualin francez, për dekada, një nga zërat më të vendosur dhe më të dëgjuar kundër totalitarizmit islamik të regjimit të Teheranit.

Vitet e fundit, Lévy ka promovuar një fushatë ndërkombëtare për të mbrojtur Sakineh Mohammadi Ashtiani, një grua iraniane e dënuar me goditje me gurë dhe disa javë më parë ajo organizoi një takim në Pallatin Elysée midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe Masih Alinejad, një kundërshtare e Mullahëve dhe objektivi i bombarduesve iranianë.

Katër agjentë të inteligjencës së Teheranit dyshohet se punësuan hetues privatë për të ndjekur dhe filmuar Alinexhad dhe familjen e saj.

Plani përfshinte rrëmbimin dhe arratisjen me skaf drejt Venezuelës, një vend që në fakt ka marrëdhënie të mira me Iranin.

Sultan Abdullah - Septembre 2017

“Jam e tronditur që Republika Islamike u përpoq të më sulmonte, një qytetare amerikane në tokën amerikane”, - tha Alinejad në një email për “Washington Post”.

Komplotet kundër qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë gjithashtu si hakmarrje për vrasjen e janarit 2020 në Bagdad nga Forcat Ajrore të SHBA-së të gjeneralit Qasem Soleimani, kreut të Forcave Al Quds.

Administrata Trump e justifikoi atë operacion si një masë mbrojtëse, sepse Soleimani "po zhvillonte plane për të sulmuar forcat ushtarake amerikane dhe diplomatët në rajon".

Bernard-Henri Lévy është i njohur për militantizmin e tij kundër regjimeve totalitare, nga Rusia e Putinit deri te regjimi iranian i Kameneit.

Në një nga tekstet e tij të fundit të shkruar për të përjavshmen franceze “Le Point”, Lévy tregon takimin e tij në Nju Jork me Masih Alinejad.

“Më duket e guximshme. Madhështore. Një ‘kafshë’ e jashtëzakonshme politike, një temperament i hekurt pas butësisë së kaçurrelave të saj. Kjo aktiviste që nuk i trembet asgjëje dhe askujt, më kërkoi një foto së bashku me mikun tim Salman Rushdie, i cili është njeriu që duhet eliminuar për meshkujt me mjekër dhe çallma. Dhe kur më flet për Francën, të cilën e konsideron si shumë disidentë në botë, atdheun tjetër të demokracisë përkrah SHBA-së”.

Pikërisht për këtë lloj angazhimi ideal dhe politik, Bernard-Henri Lévy ka marrë prej vitesh kërcënime nga organizatat dhe regjimet totalitare në mbarë botën.

Burimi: "The Washington Post"; Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë