Kinema

Filmi shqiptar “Delegacioni” në kinematë e Francës më 22 korrik

Filmi shqiptar “Le dernier prisonnier” (Delegacioni) i regjisorit Bujar Alimani, bashkëprodhim Shqipëri/Francë/Greqi, duke filluar nga 22 korriku do të shfaqet edhe në kinematë franceze.

Një film revolucionar që është përshëndetur edhe nga kritikët, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Oscars 2020”, dhe fitues i çmimit Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë dhe filmi më i mirë në festivalet e filmit në Trieste.

Në qendër të filmit është trilleri politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste. “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë.

I vendosur në Shqipërinë e viteve 1990, nën regjimin shtypës komunist, profesori dhe disidenti politik Leo (Viktor Zhusti) kaloi 15 vjet pas hekurave ... derisa një ditë, ai lirohet papritur...

I hutuar, Leo shoqërohet në Tiranë nga zyrtari i partisë Spiro (Ndriçim Xhepa) dhe militanti Asslan (Xhevdet Feri). Një qeveri të përkohshme, e cila kuptoi shpejt se të qenit i hapur për Perëndimin ishte mënyra e re për të siguruar pushtetin, ka nevojë që Leo ta dëshmojë para një vizite shtetërore nga një institucion politik europian. Dhe kështu fillon një udhëtim me gunga nëpër logjikën absurde të ndryshimit të regjimit që Alimani e përfaqëson siç duhet përmes metaforës së një makine të thyer. Pasi motori i vjetër ARO 244 dështon, gjithçka tjetër fillon të shembet me të...

https://youtu.be/HUhjMF4UB4g

Një simbolikë e rëndësishme dhe jo e stisur, por mjaft logjike, madje edhe gjetje inteligjente. Makina në filmin “Delegacioni”, simbolizon pikërisht sistemin politik shqiptar që po kalon fazën tranzitore në rrugën drejt demokracisë.  

Ai është në situatën e një ngjitjeje të vështirë, një rrugë e përpjetë, që me zor e përballon. Kur makina prishet, rreth e rrotull nuk gjendet asnjë ‘usta’ që ta ndreqë, element ky që gjithashtu hap një shteg kuptimi për vështirësitë e rrethanave vendore, jo vetëm atyre kohore: një vend i humbur, pa ‘mjetet’ e duhura për të shkuar drejt demokracisë… 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë