Lajme

Fillon punën Aeroporti i Kukësit, Rama: Nga 15 korriku fluturime në Stamboll dhe Zyrih. Çmimet e biletave

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fillimin e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit.

Fluturimet e para do të nisin nga 15 Korriku me destinacion Zyrihun dhe Stambollin me çmime shumë të favorshme.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit.

 Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti *** 1€ + taksat domethënë:  Kukës – Zyrih 12 EUR;  Zyrih – Kukës 28.66 EUR; Kukës – Stamboll 12 EUR dhe Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë