Futboll

FIFA gati të përdorë arbitra robotë për Botërorin 2022

FIFA synon të përdorë robotët si asistentë arbitra, madje po planifikon ta implementojnë teknologjinë e re në kohë për Botërorin 2022, që do zhvillohet në Katar.

Shefi i teknologjisë në Konfederatën Botërore të Futbollit, Johannes Holzmuller, paraqiti planin e tij për sistemin e ri kompjuterik, i cili do të zëvendësojë asistentët në fushë, me teknologji inovative, e cila gjeneron automatikisht vijat për pozicionin jashtë loje.

Nëse vijat do të kalohen, arbitri kryesor do të njoftohet nëpërmjet alarmit në orën e tij, njësoj si në rastin e teknologjisë së portës - dhe sistemi gjithashtu do të jetë në gjendje të identifikojë se cila pjesë e trupit të lojtarit ndodhet në pozicion jashtë loje. Madje do të merrte parasysh madhësia e këmbëve të një lojtari.

Prova e parë e robotëve asistentëve u krye në dhjetor, gjatë Botërorit të Klubeve në Katar, turne i cili u fitua nga Liverpooli. VAR (Video Assistant Referee), prezantimi më i fundit teknologjik i FIFA-s, është gjendur edhe një herë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit pas disa vendimeve të diskutueshme. Në gjysmën e dytë të këtij viti do të zhvillohen të tjera teste me robotët asistentë, ku synohet që risia teknologjike të jetë funksionale për Kupën e Botës, "Katar 2022".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë