Lajme

Fieri proteston kundër qeverisë, bllokohet rruga tek Perfektura

Dhjetëra qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Fier janë mbledhur përpara Prefekturës pasditen e sotmem duke protestuar dhe bllokuar rrugën për automjetet.

Kreu i PD i degës së këtij qyteti, ish-deputeti Luan Baçi, tha se protesta nuk ishte e programuar, por janë mbledhur vetë qytetarët.

"Ishte jashtë axhendës, pati  shumë qytetarë që u afruan. Ishte e pa projektuar për tu bërë një proteste. Dëshira e këtyre është që të dalin çdo ditë", tha Baçi.

Kandidatët, të cilët kanë pranuar që të marrin mandatin nga lista e PD, Baçi i quajti njerëz të pafytyrë dhe paintegritet.

"Këta individë të pafytyrë janë planprishës dhe nuk i prish punë PD lista e deputetëve të individëve të veçantë pa integritet që pranojnë të marrin mandatit", tha kreu i PD në Fier.

Protesta vjen pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha për të zhvilluar tubime në të gjithë qytetet e Shqipërisë, për të kulmuar me një protestë kombëtare në Tiranë, më 16 mars.

Qëllimi i opozitës është krijimi i një qeverie tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqja e kryeministrit Rama, kërkesa të refuzuara nga qeveria dhe nga faktori ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë