Lajme

Fier, rrëmbyen dhe tentuan të përdhunonin të miturën, në pranga tre autorët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku tre të rinj kanë marrë forcërisht një vajzë të mitur 13 vjeçare dhe pasi e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, por policia thotë se tre autorë nuk ia kanë arritur qëllimit.

Referuar njoftimit të Policisë së Fierit, tre autorët që u vunë në pranga janë Redion Tereziu 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus Çalameni 24 vjeç banues në fshatin Vlosh të Roskovecit.

Nuk është ende e qartë se si ka mundur të shpëtojë e mitura nga duart e tre autorëve të cilët akuzohen nga Prokuroria Fier për dy vepra penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë