Ka ndodhur

Fier, kapet me 210 fara kanabisi në makinë gati për t’i shitur

Një 34-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për trafik droge.

Sipas policisë së Fierit, në bashkëpunim me atë të Divjakës, është arrestuar në flagrancë T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Policia thotë se në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur me 210 fara kanabisi me vete, të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ia shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë