Policia e Fierit bën të ditur se ka arrestuar në kohë rekord autorët e grabitjes me dhunë të postierit në fshatin Sulaj, duke i marrë një shumë parash prej 15 milionë lekësh të vjetra.
Pas njoftimit të marrë nga K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, policët menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, dhe pas hetimeve u bë arrestimi në flagrancë i G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.