Ka ndodhur

Fier, hodhi pistoletën nga dritarja e lokalit gjatë aksionit të RENEA-s (Foto-Video)

Një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë aksionit policor të zhvilluar në Fier nga forcat speciale RENEA. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Indrit Hoxhaj (Kuçi), person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje.

I riu është kapur në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, ku gjatë kontrollit, 27-vjeçari, sapo ka parë forcat e policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë.

Gjatë këqyrjes së çantës, policia gjeti në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të të riut.

Kontrollet nga Forcat Speciale RENEA, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe strukturat e DVP, po bëhen në shumë qytete për kapjen e personave të rrezikshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë